TEKSTI ORIGJINAL

Fjalët s'janë si gjethet që bien në vjeshtë
zemrat lidhen bashkë me një fjalë të thjeshtë
ndaj premtimin tënd me asgjë nuk e ndërroj
çastet tona aq të bukura si ti harroj?

Ç'ti them pishës sonë, që për ne po bleron?
ç' ti them detit, hej, që për ne kaltëron?
ç'ti them vjeshtës vallë, që po pret a s'më thoj?
çfarë ti them unë këngës që në shpirt po më trazon?

Ti kthehu se të dua si vetë jetën
si do njeriu syrin e vet
si toka që pret diellin të agojë
po ku ke humbur që s'të shikoj?

Të kërkoj në ëndërrime deri vonë
nëpër tingujt dhe gëzimet ku mungon
me ato sytë e zemrës sime, të kërkoj
të kërkoj e të kërkoj

Ti patjetër do të kthehesh se më do
hap dritaren e gëzimit dhe më zgjo
kam besim tek zemra jote dhe shpresoj
dashurinë do ta jetoj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024