TEKSTI ORIGJINAL

Boll larg unë kam qelluar,
e më djeg plagë e pa shëruar,
bota thonë larg syve e larg zemre,
të kalon dashnija ndaj një femre.

Jo nuk qenka e vërtetë,
lot e mia flasin vet,më vret vetmia,
edhe pse une jam shumë larg
me lot e thurri këtë varg, nga dashuria

Refreni:
Prapë në Kosovë unë do të vi, bashkë do t'jemi ne të dy në shtëpinë tonë të vjetër.

Prapë në Kosovë të vi po pres, të takoj e le të vdes nuk të ndrroj me asnjë tjetër.

Boll ti më je mërzitur,
më beso largësia më ka mbytur.
Bota thonë larg syve e larg zemre,
të kalon dashnija ndaj një femre.

Jo nuk qenka e vërtetë,
lot e mia flasin vet,më vret vetmia.
Edhe pse une jam shumë larg,
me lot e thurri këtë varg nga dashuria.

Refreni:
Prapë në Kosove unë do të vi,
bashkë do t'jemi ne të dy,
në shtëpinë tonë të vjetër.
Prapë në Kosovë të vi po pres,
të takoj e le të vdes,
nuk të ndrroj me asnjë tjetër.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024