TEKSTI ORIGJINAL

Ti nuk më jep, ti nuk më jep
Dhe di se çfarë të marrësh
Ti nuk më merr, ti nuk më merr
Dhe di se çfarë të falësh
Prekmë ti!
Merrmë ti!

Ti nuk më deh, ti nuk më deh
Dhe prapë me ty unë dehem
Ti nuk më njeh, ti nuk më njeh
Sa herë nga ti gënjehem
Prekmë ti!
Merrmë ti!

Unë jam si deti, kur pranë meje fle
E ti më do si toka që është tharë
Une jam si kripa që mbi ty u tret
Mbi trupin tënd unë jam si një diamant

[Refreni]

Jo nuk i besoj
S'i besoj unë, ëndrrat që tregon
Jo nuk i bekoj
S'i bekoj unë, puthjet që jep ti
Jo nuk i mendoj
S'i mendoj unë, fjalët që premton
Dhe prapë të dua
Të dua, të dua se je ti!

Jo nuk i besoj
S'i besoj unë, ëndrrat që tregon
Jo nuk i bekoj
S'i bekoj unë, puthjet që jep ti
Jo nuk i mendoj
S'i mendoj unë, fjalët që premton
Dhe prapë të dua
Të dua, të dua se je ti!

Ti më mungon, ti më mungon
Dhe prapë tek ti unë kthehem
Ti nuk beson, ti nuk beson
E prapë tek ti do të kthehem
Prekmë ti!
Merrmë ti!

Ti nuk më le, ti nuk më le
Dhe di ku të më fshehësh
Ti nuk më gjen, ti nuk më gjen
Dhe di ku të më presësh
Prekmë ti!
Merrmë ti!

Une jam si deti, kur pranë meje fle
E ti me do si toka që është tharë
Unë jam si kripa që mbi ty u tret
Mbi trupin tënd unë jam si një diamant

[Refreni]

Jo nuk i besoj
S'i besoj unë, ëndrrat që tregon
Jo nuk i bekoj
S'i bekoj unë, puthjet që jep ti
Jo nuk i mendoj
S'i mendoj unë, fjalët që premton
Dhe prapë të dua
Të dua, të dua se je ti!

Jo nuk i besoj
S'i besoj unë, ëndrrat që tregon
Jo nuk i bekoj
S'i bekoj unë, puthjet që jep ti
Jo nuk i mendoj
S'i mendoj unë, fjalët që premton
Dhe prapë të dua
Të dua, të dua se je ti!

Jo nuk i besoj
S'i besoj unë, ëndrrat që tregon
Jo nuk i bekoj
S'i bekoj unë, puthjet që jep ti
Jo nuk i mendoj
S'i mendoj unë, fjalët që premton
Dhe prapë të dua
Të dua, të dua se je ti!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024