TEKSTI ORIGJINAL

Drita e zbehtë
Në ftyrën e saj
Orët e shkurta po i mban

Floku i sh’thurrun
Në gjoksin e saj
Në hyjneshë po ngjan

Mmmmm, mmmm...
Mmmmm, mmmm...

Andrra e strukun
Në qafën e saj
Erë mali mban

Hana e humbun
Në belin e saj
Nji zanë mali ngjallë

Se pata nisë
Me harru
Qysh osht me keshë
N’çdo orë t’zgjutë

E tash për ty
Jam tuj këndu
Sa bukur n’ty
Me u dashnu

Strofa

Fryma e ngrohtë
Nga goja e saj
Po më vjen si mjaltë

Dora e ftohtë
Ngrohtësi po me falë
E kohën po e ndalë

Refreni

Isha pasë nisë
Dikah me shku
Tuj çalu
Si guri n’ujë

E tash me ty
Jam tuj notu
Sa bukur n’ty
Me u mbulu

Pata nisë
Me harru
Kangë te gzushme
Me shkrujtë

E tash për ty
Jam tuj këndu
Sa bukur n’ty
Me u dashnu

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024