TEKSTI ORIGJINAL

Më thua shpesh
eja bashkë të shkojmë buzë detit
Kur shkojmë atje
pse papritur heshtim
Te ky det kemi ne fëmijërinë
si ky det duam ne çiltërsinë
si ky det

Refreni:
Porsi det i valëzuar
zemra jonë është e trazuar
se gjithë bota hyn
brenda saj
Ne dy shoqe fëmijërie
rendim bashkë kaltërsive
Si ky det miqësia e jonë
le të jetë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024