TEKSTI ORIGJINAL

Mos m'u mërzit, kulla ime
Nga ky shi që derdhët lum
Ty të deshta përtej vdekjës
Kështu dashurova unë

Përtej jetës ty të desha
Por kurrë një fjalë nuk ta thashë
Dorën n'zemër për krye shnosh
E sofrën bosh ta lashë

Naj-na-na-naj-na-na
(multiple times)

Në mes t'flakës kush u dogjë?
Tri plagë për të s'janë asgjë
Mos u mërzite kulla ime, u dogja njëherë e s'digjëm më

Unë besoj në pisha t'blerta, dushkun kur mali e veshë
Trimin që n'luftë u vra, gëzoje kullë e bëje t'qeshë

Mos m'u mërzit, kulla ime
Flake sahatin n'harrim
Se unë besoj më shumë n'dashurinë pa fund e pa fillim

Mos m'u mërzit, kulla ime
Nga ky shi që derdhët lum
Ty të deshta përtej vdekjës
Kështu dashurova unë

Naj-na-na-naj-na-na
(multiple times)

2x
Mos m'u mërzit, kulla ime
Flake sahatin n'harrim
Se unë besoj më shumë n'dashurinë pa fund e pa fillim

Mos m'u mërzit, kulla ime
Nga ky shi që derdhët lum
Ty të deshta përtej vdekjës
Kështu dashurova unë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024