TEKSTI ORIGJINAL

Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë.
Tak më bëri zemra kur i ndjeva zënë.
Dhe shoqet më panë o me bisht të syrit.
Ç'u përzie me grurin kënga e bilbilit.

Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë.
Shoqet mlidhnin grurë unë mblidhja këngë.
Dhe nuk di ç'më gjeti dhe nuk di ç'më zuri.
Oh sa shpejt u bëra kuq si purpuri.

Lëmë plot me grurë grurë edhe këngë.
O bilbil i dashur o pse fle në lëmë?
Tani vajzat sytë tek unë shpesh i kthejnë.
O sikur ta dijnë ku e ke folenë.

Në zemër folenë e ke thurrur vetë.
O bilbil i dashur o pse s'më le të qetë.
O ç'dasëm do bëjmë o po ç'dasëm në lëmë.
Shoqet mlidhnin grurë unë mblidhja këngë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024