Teksti Origjinal

Moj Margjel, mori mal'sore,
ku po shkon me at' kosore?
Ku po shkon moj tuj vrapue?
A po vjen o vashë me mue,
o Margjel, o mori Margjel,
se mas teje s'du' me vdekë?

[Refreni]:
Margjelo, mori Margjel,
çilma synin që m'ke mshelë.
Oj Margjela e Malsisë,
thuja kangve t'çobanisë.

Moj Margjel, mori sojnike,
bija e Malsisë kreshnike,
mos t'l'shoj zemra prej sojnike?
Trim'i mirë që shkon si erë,
mendjen n'ty e ka njiherë,
e mba shpresën t'bahet verë.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019