TEKSTI ORIGJINAL

Një ditë shoku im, më tha me plot besim
Të dua!
Ëndra mori krahë, syri drit' më çeli mua.
Çeli buzëqeshja, si petale lulesh,
Erdhi tek unë dashuria.

Ëndërova unë për k'të çast të bukur plot me ndjenja
Në netët pagjumë.
Po sa thjesht ai hyri si një fllad pa zhurmë.
Oh, sa shumë fjalë, unë kisha menduar,
Por veç me sy i fola unë.

Dashurinë e kishim në mes nesh përherë,
Ajo rritej si lastar i blert'.
në mes njerëzve rendnim, qeshnim, si fëmijë
Të dy tok,
Me ty shoku im do ec un' krah për krah
Në jetë.

Një dit' shoku im
Më tha me plot besim
Të të duuuuaaaaaaaaa.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024