Teksti Origjinal

Degën e dafinës e lëkundi
krahu i një zogu n’agim.
Me një gjeth në buzë unë fërshëllenja
këngët që i zgjonte vetë pranvera.

[Refreni]
Në qiellin tonë prej gjakut tonë bleron ti.
Jo nuk bleron por lulëzon dafinë.
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta.
Të katër stinët i kish’ gjithmonë ajo të blerta.

Dhe si dhuratë dafinë në jetën tonë s’kërkuam.
Nga gjaku i vet (derdhur) mbi k’të tokë (ato) lulëzuan.
Në ditë me diell dhe kohë kur vetëtinë
ti rritesh rritesh lulëzon dafinë.

Blerimi yt blerim rinor në përjetësi.
Dafinë e bukura kunorë e thurrur për lirinë.
E veshur me blerime plot kjo tokë
agimet pret agimet vetë i zgjon.

Degën e dafinës e lëkundi
flladi i veriut dhe në jug.
Ditët i përcjellin njëra-tjetrës
gazin e pranverave të jetës.

[Refreni]

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019