TEKSTI ORIGJINAL

Korabi:
Nuk po e gjej fjalën e duhur
Sa jam i pa lumtur...
Çdo natë kam qarë
Prej se jemi ndarë

Teuta:
Mbetëm gjallë, por nuk jetuam
Rrallë, shumë rrallë ne u gëzuam
Jemi dy hije, dhembje dashurie...

Me ty vjen buzëqeshja
Me ty vjen jeta...
Vetëm kur jemi bashkë ne dy, jemi vetja

Ref:

Non Stop
Çdo sekond të jetës
Ikim prej të vërtetës
Se pa ty jeta dhemb

Korabi:
Janë të vërteta fjalët që thuhen
Se ata që duhen...
Nga dita kur ndahen, vyshken dhe thahen

Teuta:
Të gjithë më thonë sa jam e bukur
Askush nuk pyet, a jam e lumtur?
Nuk ka lumturi kur vdes një dashuri..

Me ty vjen buzëqeshja
Me ty vjen jeta...
Vetëm kur jemi bashk ne dy, jemi vetja

Ref:

Non Stop
Çdo sekond të jetës
Ikim prej të vërtetës
Se pa ty jeta dhemb

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024