TEKSTI ORIGJINAL

INTRO:
Ju thërret Kosova
O Shqiptari
Nga maje e malit
E nga anë e bregut

I.
Ju kem mësue veç liri
Zani i Skënderbeut
Hej hej hej
Zani i Skënderbeut
O hej mor o hej
Zani i Skënderbeut

II.
Kush është shqiptar të japi o besë
Për ni flamur për t'u betue
Në shqipen dy krenëshe t'kemi shpresë
Ja kem me vdekë, ja kem me fitue

Hej, ja kem me vdekë, ja kem me fitue

III.
Se kënd e lindi nanë e shqiptarit
Nuk e ndan Zot as s'e ndan fe
Me grusht në ballë t'i biem barbarit
Atë e kërkon Kosova e re

Hej, atë e kërkon Kosova e re

IV.
E kem per ftyrë e kemi për nder
Zogu i shqipes ma nuk do hjekë
E duam Kosovën se ashtë e jona
Jetojmë për të për të kem me vdekë

Hej, jetojmë për të,
për të kem me vdekë
Kem me vdekë
kem me vdekë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024