TEKSTI ORIGJINAL

O o more ne dere te stanit o Zot kush po kan e

O more kan syzeza bre e more per jaran e

O thot dushkun e malit o sivjet po m'ja than o

O gure e dhe more me vaj po i ban e

O thote s'pe len veren o kurrqysh me dale

O mor Zot na del e vera sivjet e

O mor kah pe kajka te dashmin e vete

O more kah pe kan more çat djale te ri o

O kah n'dhe moj nane ku e kane shti e

O ne vorre te reja vajzo nder çat bli e

O moj me me dhan izen none pak te shkoj e te rri e

O t'ja shoh vorrin o pak djalit te ri

O po i jep izen more vajza shkoji o nen bli e

O njo po na ndejtka e vorrit permbi e

O kryt e mbulojka vajza o me dimije

O more me dimija vorrin o ja ka mbulu e

E ni za te vogel o ne vorr more ja ka leshu e

O more me goje te vogel ja niske me vajtu a

O me çit t'zezen me lot tuj lotu e

O çu i dashun o e rri me mu o

E çu i dashun o e mor rrina pak e

O bre sot t'ka ardhun o e dashmja ngat e

E bese te madhe djale mue m'ke pase dhane

O more m'u livdojshe bre thojshe jam asgan e

Thojshe plumbi i pushkes a vajzo s'ka çka m'ban e

E gjylja e topit thojshe nuk mun me m'zane

O more thojshe vajza bre e fjale bese me ke dhane

Thojshe me ta ni more nakun zonin tan e

E dekun n'toke o mbulu me dhe me kan e

Aman n'dhe me derrasa mori i praptoj ne njonen ane

O moj i lutna Zotit a dej t'çona n'kam e

O mori nji kujtim o mori e du o me ta lane o

E me ta shkrue faqen me dhambe

O mori kur t'vjen koha vajze mori me ngjit kanen

O moj me ngjit kanen o te burri o me shku e

O mori ngjitja kanen ty o kysmet o per mu e

O po shkon te burri o vine ty me t'shiqu e

O po t'vesin shoqet per faqe kush ta ka vrognu e

O mori mos e le drejt pa u kallzu e

E thuj arshiki o mue ma ka shkrune

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024