TEKSTI ORIGJINAL

O boll e mirë o moj kablushë kuqe,
O kallxo ditën o kur t'shkojsh nuse.

O kallxo ditën t'bojsh me shku-e,
O ni o parë meste o lemi o mu-e.

O ni parë meste o ti kom lanë-e,
O kur ti marsh o me i shti o në kamë-e.

O kur ti marsh o me i shti o në kamë-e
O t'bjen ner mend o kush ti o ka dhanë-e.

O t'bjen ner mend o kush ti o ka dhanë-e,
O veni-ven o s'ka me tu nxanë-e.

O mos tu nxaftë djalë o veni-ven-e,
O rrok manzerren o qitë o në shejë-e.

O rrok manzerren o qitë o në shejë-e,
O ishalla t'hjeket maraku jem-e.

O hiç maraku o mos tu hekt-e,
O nxerr alltinë o qit o përpjetë-e.

O prap maraku o mos tu hjek't-e,
O msyja ni natë o hajde me fjetë-e.

O msyja ni natë o musafir-e,
O n'derë t'oborrit o nisja e thirrë-e.

O n'derë t'oborrit o nisja e thirrë-e,
O po thotë vjehrra o del e kqyrë-e.

O mori nanë-e kokem koritë-e,
O na ka ardhë o ma i miri mik-e.

Na ka ardhë o ma i miri mik-e,
Ja kanë dhanë o burrat ni qikë.

O hapi krahtë o dada ta ngjet ngrykë-e
O t‘shtrengonë dada në bylyzyk-e

O ta përpjeki faqen o për faqe
O kuq e bardhë si mollat larqe.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024