Teksti Origjinal

Me një vajzë jam i dashuruar
ajo s'më do hijet më kanë filluar
U detyrova shkova në spital
Doktorët thanë s'ke shërim or djalë

Ref. Joo këtë gjë s'e dija ,që
sëmundje të jetë dashuria
Dhimbja po merr shpirtin tim
Si nuk paska ilaç për dashurinë

Dikush foli me një zë të ngrohtë
ish doktori me i mirë në botë
Zemra e djalit duhet operuar
ndryshe vajzën s'ka për t'a harruar

Ref. Joo këtë gjë s'e dija ,që
semundje të jetë dashuria
Dhimbja po merr shpirtin tim
Si nuk paska ilaç për dashurine

Dhe doktori më i mirë në botë
Këtë sëmundje nuk e shëroi dotë
Gjithë jetën me dhimbje jetoj
Sepse vajzën s'mundem t'a harroj

Ref. Joo këtë gjë s'e dija ,që
semundje të jetë dashuria
Dhimbja po merr shpirtin tim
Si nuk paska ilaç për dashurine

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020