TEKSTI ORIGJINAL

Më vjen keq që ashtu ndodhi
Dhe kurrë më s'u takuam
Papritur loti rrodhi
Gëzimet u harruan

Ty të pengoi veç një fjalë
që të tjerët ta kanë thënë
Mos beso në shpifje, djalë
të ndarë duan të na lënë

REF.:
Do të dua dhe atëherë
Kur të të shoh me ndonjë tjetër
Me shpresë do rroj gjithmonë
që t'i kthehesh dashnisë së vjetër

Unë jetoj me një kujtim
Që përjetë do ta ruaj
Nuk ka fjalë, nuk ka veprim
Për ty dashninë të ma shuajë

Ty të pengoi...

REF.:
Do të dua dhe atëherë
Kur të të shoh me ndonjë tjetër
Me shpresë do rroj gjithmonë
që t'i kthehesh dashnisë së vjetër

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024