TEKSTI ORIGJINAL

Andrrat për liri,
Nuk po m'lan me fjet,
Hana e përlotun n'male ka me m'gjet,
Dhe kur vjen nantori ndoshta lule s'ka,
Por un për Kosoven lule kam me u ba.
N'Prekaz bac Shabanit drit po i bon plisi,
Mir se vjen n'Drenicë o Hamdi Hajrizi,
Sa një mal Kosove qenka fjal e jote,
Gjakun na e dha Zoti me ia fal ksaj toke.

Kur mbi Qyqavic Dielli ka me dal,
Prap tek ti në Strofc loke kam ardh,
Vi nga Apterusha si nje shqipe mali,
E them se Kosova pavdeksin ma fali.
Ref: N'Prekaz bac Shabanit drit po i bon plisi,
Mir se vjen n'Drenicë o Hamdi Hajrizi,
Sa një mal Kosove qenka fjal e jote,
Gjakun na e dha Zoti me ia fal ksaj toke.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024