TEKSTI ORIGJINAL

I
O Dibra trime o me famë të madhe
O kan lidhë besë o more tanë këto male
O me i ba kullat o besa-besë istikame

O trimat tanë more o kanë çue fjalë
O me armikun o more ballë për ballë
O Dibrës façen o besa-besë me ia zbardhë

Eej n'at rreth të Drinit në rranzë pushka krisi
Luftën Dibra o more seç e nisi
Me armikun o mor fyt për fyti
Ske ku shkon o bir i dushmanit
Nuk i lëshon jo pushkët dibrani
O se ne i dalim o more Zot o vatanit

II
O toka dridhet o more qëndrojnë kullat
O me besa-besë more luftojnë burrat
O bash si breshën o hasmit po i bien plumbat

O çfarë kanë malet o që digjen flakë
O turren trimat o me marrun hak
O përcjell Drini flak besa besë shkrumb e gjak

Eej n'at rreth të Drinit në rranzë pushka krisi
Luftën Dibra o more seç e nisi
Me armikun o mor fyt për fyti
Ske ku shkon o bir i dushmanit
Nuk i lëshon jo pushkët dibrani
O se ne i dalim o more Zot o vatanit

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024