TEKSTI ORIGJINAL

nënënë..nënënë

Rap:1
A jam andërr apo zhgandërr ky sen për mu esht dilem.
Se q'do sen thojn e blen me pare po jo kohën sun e blen.
Nuk e di qka osht kjo ndenj,nuk e di qka pom mundon.
Apo është kjo hera e fundit,që shtatori sna bashkon.

4vjet ikën shpejt edhe kjo or shpejt kalon.
Profesori mbyll ditarin aty mbesin emrat ton.
1 qetsi mbizotron zemra nuk e perballon.
I mbyll syt edhe heshti e lo kohen le t'kalon.

Sa zemra i lëndon sa kujtime ktu dot ruhen.
Sa probleme që na ndodhën e prap me fjal t'mira thuhen.
A ka zemra ktu që duhen athu diku a takohen.
E sa loti pikoj n'klas mbetën plag që nuk shërohen.

Refreni:
Sonte syri do t'lotoj mendja mbushet me kujtime.
Maturant jeni gjithmon n'zemrën time.
Sonte gotat le të thehen,se kjo koh më nuk kthehet.
Kjo mërzi thell në shpirtrat ton do t'vrehet.(2x)

Rap:2
Hapen dyer dhezen dritat,e tash veni mbushet plot.
Qiftet shkelin n'tepih tkuq,emocionet mrena plot.
E dikush merr mikrofonin do fjal për neve mi than.
Shpejt i lidhen mrena fjalt,e del jashta edhe qan.

Secili veten sun e mban se sonte fundi shum i shtir.
Ne vend fjales pin raki zemra nuk thot lamtumir.
Gotat mbushen e cakrohen gjith së bashku të bashkohen.
Zemrat tona shpejtojn ritëm se kto ndjenja nuk harrohen.

Qdo vepër e jona sonte do t'mes në kujtim
Qdo lëvizje e përqafim do t'prekin shpirtin tim.
E ti shoqja jem e dashur e di se e ki shum ron.
Simbol tlo një përqafim loti jot ësht emocion.

Emocion që bashkon athu kjo natë është e jona.
Spo du kush me m'pengu po du me bo qka nuk bona.
Jo kjo zemër sdi mu ngi loti mu në faqe m'ra
Lamtumir shoqnija jeme maturant un sbona ma.

Refreni:
Sonte syri do t'lotoj mendja mbushet me kujtime.
Maturant jeni gjithmon n'zemrën time.
Sonte gotat le të thehen,se kjo koh më nuk kthehet.
Kjo mërzi thell në shpirtrat ton do t'vrehet.(4x)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024