TEKSTI ORIGJINAL

Sonte dua t'qaj me lot,
Se si ti moj kund s'do gjej,
Me pas mujt dhimbjen ta zhduk,
edhe Zotit shpirtin tim t'ia kthej.

Qaj moj zemër, qaj, se asht shkru me vujt,
Sot po bahesh nuse e tjetër kujt,
Shumë të fala t'bën ty një zemër e shkretë.
Zot mos e provo kështu askënd në jetë.

Askush se di se çka ndjej,
Dhimbjen n'zemër askush s'ma kupton,
Tash pe di se ky është fundi,
Tjetër kund nuse ti po shkon.

Qaj moj zemër, qaj, se asht shkru me vujt,
Sot po bahesh nuse e tjetër kujt,
Shumë të fala t'bën ty një zemër e shkretë.
Zot mos e provo kështu askënd në jetë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024