TEKSTI ORIGJINAL

Verse 1: D.M.K
Gjaku nuk osht uj po pse te shet i joti /
Mik me armikun tend ehh ty te mrbroft zoti /
Sa njerz varin karin ehh ca jete koti /
Por njerzit me cilet ke te besh nuk i zgjedh dot ti /
Dipllomaci nuk ka nuk ka patur nuk do ket /
Une i mir ti e mir ehh te mir ska te verrtet /
E verrteta mund te humbi por nje dit do dali vet /
Fajin nuk e mer askush mbetet jetim i shkret /
Ehh ska ndergjegje nuk ka turp ktyre u plasi cipa /
Naten hapin themele e diten ka mbesa e nipa /
Por kta e kan zakon te urrejn e te perflasin /
Shum kapricioz ate qe esht me lart godasin /
Ehh megjithse un sdua te pranoj un jam ashtu si ju /
Por kohet e fundit mka kaluar diqka ashtu ne tru /
Qe mthot mos e shit veten jetes nuk i dihet /
Mos e bej faqen beth se betha let blihet /

Ref 2x: D.M.K
Ate dit kur bota komplet te ndali perball ty te dali ZOTI edhe DJALLI /
Ate dit do pendohesh ate dit do kuptosh /
Se çfar do te thot genjeshtrën ti ta mbrosh /
Ate dit zdo kesh mo fallxo merita reklama me drita fallco shirita /
Ate dit nuk do te ket asnje vler floriri /
Nuk ka si te ndriçoj kur osht i djegur qiriri /

Verse 2: Mr.Trimi
A e n'djen qysh e n'djej, ritmin e njejt /
Muziken qe t'flet, n'vesh na ka met /
Athu e dojn tani krejt, ritmin qe tani t'njek /
Une ju dho dashni, e ju mani hate /
n'Bass flasi, mas pari, je mas vakti /
Mos t'hasi ka lapsi, je vet shkasi pse flasim /
Si me kompasin, e masim masen, i pershendes ata qe mthrrasin /
Nije tash bacin knej /
Mr.MadaFaka, DMK /
Krejt i marr me veti straight /
Po qysh i kthej un, harro shpejt /
Vet e nini kur o ma nxet, kta rrepera tjer ti lo n'harres /
Mos pe do 1 strof, ti po do mem njoft /
Skeni qa me fol, une prej qe jam hi n'loj /

Verse 3: Dredha
Hina edhe meta, MC-t i lash me t'meta /
Ngo knej o fat bardh, se jan qu me mija veta /
Krejt po ja majn vetit, vetit sa her prej sikletit /
Jan qu midis gurbeti, e pe presin kiametin /
Po ktu kerkush s'ta rras, gjithkushi kqyr me ta plas /
E presin rastin, dej t'nxajn drras /
Po te un nuk kan shanc, se jav prishi at fac /
Se e kam ritmin gac, ritmin qe t'knaq /
Sa her t'ma nin zanin, diqka tre ki me ni /
Ki me perjetu n'djena, qe t'shtin n'fantazi /
Nuk ka as ni Mc, qe ska ni per ket G ! /
A po do me dit qa di, ose qas sdi /
Estrada e sodit, na ka hyp krejt n'qaf /
E kan pa qe kena fam, tash krejt po lypin paq /
Po paqen sun e gjen, se paq ste dha kerkun /
Nese je qai qe e lyp, at her ki me gjet veq zullum /

Ref 2x: D.M.K
Ate dit kur bota komplet te ndali perball ty te dali ZOTI edhe DJALLI /
Ate dit do pendohesh ate dit do kuptosh /
Se çfar do te thot genjeshtrën ti ta mbrosh /
Ate dit zdo kesh mo fallxo merita reklama me drita fallco shirita /
Ate dit nuk do te ket asnje vler floriri /
Nuk ka si te ndriçoj kur osht i djegur qiriri /

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024