TEKSTI ORIGJINAL

Moj nuse kunata jone x2
Kur do t'vish ne sarajn tone x2

Aty gjen nje grumbull pata
Mos kujto moj se jane pata

Ato jan tuat kunata x2

Nusja e re moj nusja e re
Mire se te vish ne shpi te re

Te shkojn lot rreke rreke x2

Dil e fshija o dhanderr e
Me shamine e xhepit e
E t'ia marrim kenges e
E t'ia marrim valles e

O dhanderr shtylle e shtepis x2
Hiq rrobet e beqaris
Vish rrobet e dhanderris

Beqarin ta qajsh me lot x2
Nusja e re u dashka fort x2

O dhanderr shtylle e hajatit x2
M'i gezofsh rrobet e shtatit x2

M'i gezofsh m'i mbajtsh me shendet x2
Por si sot e njimi vjet x2

...

Here me pare moj here pa pare x2
Luja luja synin goces ashiqare x2

Here me lira moj here pa lira x2
Zgjidhe zgjidhe gocen djalo
Cila eshte ma e mira x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024