TEKSTI ORIGJINAL

Pse s'më do ti?
Pse s'të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak

Marrëzi me siguri
Etja mbyt besimin
Hidh një hap e ndalo
Nuk po gjejmë drejtimin

Do ketë jetë, duro
Fort më godit, shkelmo
Nxirre zemërimin
Jam gjaku yt, shiko
Si unë askush s'të do
Riktheje ti besimin

Pse s'më do ti?
Pse s'të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak

Pse s'më do ti?
Pse s'të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak

Veten sot e gënjejmë
Me kokën ulur heshtim
Edhe ti edhe unë
Kemi humbur sensin

Do ketë jetë, duro
Fort më godit, shkelmo
Nxirre zemërimin
Jam gjaku yt shiko
Si unë askush s'të do
Riktheje ti besimin

Pse s'më do ti?
Pse s'të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë

Pse s'më do ti?
Pse s'të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024