TEKSTI ORIGJINAL

Në kujtim të buzëve tua
E kam puthur një valë deti
Ajo iku më la mua
Vetëm zalli pranë më mbeti

Foli zemra, vdiqën fjalët
Dhimbja është për të gjallët

Ref.
Mos u kthe, jo mos u kthe
Se kjo botë më s’është e jona
Krejt çka nuk e thonë fjalët
Le ta thonë shikimet tona

Jo, jo mos u kthe
Le të duhemi pa u takuar
Këtu ne le të jetojmë
As të ndarë, as të bashkuar
Mos u kthe

Ref.
Mos u kthe, jo mos u kthe
Se kjo botë më s’është e jona
Krejt çka nuk e thonë fjalët
Le ta thonë shikimet tona

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024