TEKSTI ORIGJINAL

Si meteorë nata
Na hodhi pran’ e pran’,
Në brigjet e një lumi jetuam.
Në syt’ e tu lexoja
”Ky fat qenka i marrë!”
Unë këtu dhe ti atje – të huaj.

Ref.
A ishte ky një trill a marrëzi?
Një faj kërkoja un’, një faj kërkoje ti
Dhe erës ia besuam ne ndjenjën tonë.
Më preku ëndrra a ti?

A ishte ky një trill a marrëzi?
Një puthje doja un’, një puthje doje ti.
Dhe erës ia besuam ne ndjenjën tonë.
A ishte kjo një magji?

Dy brigje të një lumi,
Jo, jo s’takohen kurrë.
E prapë me sy një fjalë e thamë:
”Të dua”.

Ref. A ishte ky një trill a marrëzi? ...

Një natë e një lumë
Na sollën pran’ e larg.
Ky ishte fati ynë – u shuam!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024