TEKSTI ORIGJINAL

Kuq e zi
sot cenka vesh Malsia
neper shekuj
na flet historia
syrin gac
e zemrn duhi
shtat mauzere
edhe ni allti

Ded Gjon Luli briti
si vetima
bini burra
e bini ju trima
mal e fusha
u perplas jehona
ta shpetojm
malsia esht e jona

REF
Se kto male
ma nuk presin
ja dot dalim
ja do vdesim
trimerisht jeten e lam
rroft Malsia nane

se kta djem
ce i kam me veti
si ka toka
si ka deti
Ded Gjon Luli
i Malsis
nderi i shqipris

II

Per nje dit
paska ra turkia
me pushk ne faqe
e ndoci malsia
shtat mauzere
te tana tuj blue
kurr pa pra
e kurr pa pushue

Ded Gjon Luli briti
si vetima
bardh si bora
ksulet ngre vranina
s'qahet xemi
e skuqet valbona
ta shpetojm
malsia esht e jona

REf
o fest te madhe
o sot ka malsia
o brohorasin
Kosova e Shqipria
vallja çame
zbret n'preshev
shkupi thurr lavdin
malet fushat e atdheut
jan veshur kuq e zi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024