TEKSTI ORIGJINAL

Tafë Magjupi e Xhemë Kockari,
Shokë të pandarë qëkur ishin fëmijë,
S' lan gjë pa bërë - lavdi paçin
Jetuan dhe vdiçën për të njëjtën rrospi!

Tafa u rrit jetim, pa bab' pa nanë,
Në rrugën "Ibush Bitanga", që çon për bollnicë,
Xhema magjistroi, kur e shkeli traktori,
Në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë.

Herët mësuan, se nderi është konzervë që prishet,
Dhe jeta nuk është vetëm për t'u ngopë,
Dhe kur s' mbet ligj në kët' tok' që s'e kishin shkelur,
Me duar në xhepa - u nisën n'Evropë.

Po edhe Evropa për ta ishte e vogël,
E zbuluan Amerikën si Kolombo e edhe më mirë,
Nëpër Harlem mbaruan ndonjë gogël,
Tafa e Xhema - dy xhambaz të pamëshirë.

Po të dy trimat e kishin një sekret,
O, ajo quhej Hajrije Kopilica,
Hajrija këndonte në një kafe në Gjilan,
Ajo pinte xhin-tonik, dhe rraste gilica.

E diele e mërzitshme, vera '95,
Rrugëve të Prishtinës, u përhap një fjalë,
Hajrija kish koncert sonte në "Boki-Roki",
Tafa e Xhema ishin të ftuar special.

S' harrohet ajo ditë, o jo jo,
Kur një xhambo xhet i bardh' zbriti në Sllatinë,
O krejt Kosova, ishte ngritur në këmbë,
Ditën kur Tafa dhe Xhema hynë në Prishtinë!

Po sa e gëzuar, aq tragjike ajo ditë,
s'kish lën gjurmë Hajrija, as koncert s' kish fare,
Tafa i tha Xhemës: "Xhemë, s'është puna mirë,
Diçka s'po shtimat, ja dikush po bën hajgare!"

Kërsitën alltiat, - u bë patare,
"Tafë, qenka kurthë!", "Xhemë çka po thua!?"
"A po iki unë i pari, a po ik ti i dyti?"
"Tafë, mos t'ha koqja, se s' mbetesh ti pa mua!"

Një rafal e shkeu qiellin mbi teatër,
Prej Qafe n' Kurriz - milicët përshesh,
Një picgauer i milicisë u përplas për Bankkos,
U bë tym e mjegull, puna u bë lesh.

Tafa tha: "Mbaju Xhemë, mos e korit fisin,
Se kjo ditë na ka qëlluar pak si përdreq!"
Xhema u thye n'bel, e shtrëngoi midisin,
"Taf më ndihmo, se m'kanë qëlluar n' vend t' keq!"

"Allahile Xhemë, a mos t' vranë edhe ty?"
"Qysh bre Tafë, nuk qëllove pak ma ngat?"
"Na e paska shkruar zoti, pak si për dallash!"
"Mua m' vranë Tafë zeza qe pesë a gjashtë sahat!"

"Hajde Tafë, pash' nanën, t' u dalim nëpër fushë!"
"Gjakun mos ta lëmë, Xhemë, me na shkua falë!"
"E mos t' thonë Tafë, shkuan si qeni n' rrush,
Por... veç pak pa vdek' - shpirti u ka dalë!"

Hi e pluhur banë, atë ditë në Prishtinë,
Kështu bani vakia në atë ditë me diell,
Megjithëse vdiqën njëherë - në këmbë janë çuar...
Dikush, thanë, i ka parë trimat, tuj' shkuar për n' qiell !

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024