TEKSTI ORIGJINAL

Edona,
asnjëherë s'më kanë kuptuar,
Edona,
s'di përse jam i hutuar.

Edona mirëmëngjes,
Dielli n'syrin tënd po agon,
Një ditë mbetesh pa mua,
Ti po harron.

A kam qenë
Dhe pse s' jam,
Më beso kur të them,
Se unë faj nuk kam!

Se çdo gjë po rrjedh
Kaq shpejt, kaq shpejt,
Unë nuk e di kur gaboj,
Dhe kur jam në rrugë të drejtë:

Më trego, ose shko!
Kaq shumë natë e s' kam gjumë.
Më trego, ose shko,
Edona, më duhesh kaq shumë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024