TEKSTI ORIGJINAL

Pak statistikë, askend s'e ka fikë,
E as dajën Jusuf, atje poshtë në Australi.
Eu, merreni me mend, si te ne në asnjë vend,
Për kokë banori, - i kemi tri parti!

Unë vet personalisht, besoni, krejt rastësisht,
U regjistrova në partinë fshatare,
E martë qe kur vura gisht, m'pyetën a di anglisht,
Unë thashë s'di, por disi bëj çare!

Nejse, çka isha duke treguar, po, pasi qesh regjistruar,
M'dërguan një ditë në Gjylekarë.
Të flas në do mbledhija, rrugës t'i ha dy tri flija,
Dhe fillova: "Diçka duhet ndërmarrë!"

"Pasha këtë kaçik pule, sytë po na shohin veç lule,
Po punët s'i kemi mirë hiç!"
Kur duke diskutuar, një vajzë më pati pickuar
duke më thënë: "Ulu se na bane kahre, o viç!"

Thash', ndoshta ësht' prek çika, se katundari me patika,
Kur diskuton ton' ja kanë mërzi!
Ndaj thashë: "Ndalu oj laike, ti krijesë patetike,
Se politika s'është gurabi!"

Atherë ndjeva se si ai njeriu i vocërr n'mua
I mshoi zemrës sime t'shkretë, sa kish pasur haz - shkelm,
Sytë më vezulluan, thashë athu u dashurova,
Ajo vajza ulur afër meje, ishte e bukur - helm !

"Prej pikpamjeve t'mia fshatare,
Qe besa se bëj asnjë hap!
Për Kosovën time e jap jetën,
E për ty edhe Kosovën e jap !

Ajo tha: "Eh more jaran, po keq dashnija t'paska nxan,
Pse po l'pihesh kur m'shikon o faqezi ?" Dhe shtoi:
"Ik more budallë, se si ti kam plot n'mahallë,
Unë i du veç ata me vizë në Gjermani!"

Von kish ra zhetoni, n'kokën time prej betoni,
thashë: "Ta dhefsha fatin tem kopil!"
Po sa i mora lakmi, vllaut tem në Gjermani,
E ai mirë m'thoshte hajde t'shti n'azil

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024