TEKSTI ORIGJINAL

Dita shkrihet n'horizont,
Nata shtrin krahët mbi qytet,
N'radio thonë asgjë e re,
Në front asgjë e re s'po ngjet.

Qe sa ditë i dehur jam,
Jam pa gjumë dhe m'djegin sytë,
Po sy s'kam fare, ndaj u tregoj,
Se m'erdhi shpirti gjer në fyt.

Unë vetëm desha,
të ta them,
o veç një fjalë,
Unë vetëm desha,...
ndaj këtë këngë,
po ta falë.

Shikoj orën nuk punon,
Ndalu tokë, mundohem kot
Tre mijë vjet të pres pa shpresë
Dhe pyes vehten a ka zot.

Qe sa ditë i dehur jam
Jam pa gjumë dhe m'djegin sytë,
Po sy s'ka fare, ndaj u tregoj,
Se m'erdhi shpirti gjer në fyt.

Unë vetëm desha ,
të ta them,
o veç një fjalë,
Unë vetëm desha,...
ndaj këtë këngë,
po ta fal

Veç një zot e di,
ooo veç një zot e di,
Sa shumë të desha
dhe tash ku gjendesh ti
Njerëzit thonë se të panë,
kur u trete n'terr
Unë u them, se një ditë,
do të digjesh n'ferr.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024