TEKSTI ORIGJINAL

Ref:
Para meje kuajt e egër
Rrugën e trupojnë,
E unë i shikoj...
Sonte s'dua të jem vetëm,
Vitet kalojnë,
Athua shumë kërkoj!

Kur një natë yjtë braktisin qiellin - jetë,
Rrugë e harruar, sa vjen e ngushtohet,
Dy xixëllonja do t'më biejnë në dorë,
Vetëm hëna më buzësheshë, dhe disi ngapak turpërohet.

Ecë ngadalë, porse nata po shpejton,
N'qetësi xhinkallat më shoqërojnë,
Më duket ftohtë, i fus duartë në xhepa,
E xhepat më janë grisur - por duart nuk kuptojnë!

Ref:
Para meje kuajt e egër
Rrugën e trupojnë,
E unë i shikoj...
Sonte s'dua të jem vetëm,
Vitet kalojnë,
Athua shumë kërkoj!

Erë e thatë si vdekja, frymën ma ndalë,
Vazhdoj rrugën i frikësuar,
Yjtë pikojnë në heshtje, sikur biejnë në moçal,
Dhe unë jam prap aq i vetmuar...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024