Teksti Origjinal

Nganjëherë, o nganjëherë,
Urrej a dashuroj nuk di!
Nganjëherë, o nganjëherë,
Thellë në mua bie shi!

Më shiko si m'rreh stuhia,
Gjethet vyshken n'Dukagjin!
S'jam i marrë, s'jam as frikacak,
Ty të kam në gjak!

Ref:
O m'kërko sa herë të duhet dikush pranë,
Unë do t'jem aty, të t'i fshijë lotët kur qanë.
Dhe më thuaj vetëm njëherë se më do!
Ndaj, kur të duhet dikush pranë, të lutem më trego!

Nganjëherë, o nganjëherë,
Pyes vehten pse s'ka diell!
Nganjëherë, o nganjëherë,
Humbin këngët lartë në qiell!

Unë nuk ndalem, dhe këndoj,
T'më dëgjojnë gjer në More!
Nuk kërkoj mëshirë aspak,
Ty të kam në gjak!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020