TEKSTI ORIGJINAL

Më kanë thënë se je martuar,
Më kanë thënë se je bërë nënë,
Asnjëherë nuk kam besuar –
Orë e ligë na paska zënë!

Burri yt, thonë, pi raki,
Shpesh kur natën kthehet vonë,
Një porcion dajak ta jep –
E pastaj edhe të dhunon!

Ref:
Ku i pate sytë, ku i pate mend'të?
Harrove besën njëri-tjetrit që ia dhamë athua!
Ku i pate sytë, ku i pate mend'të?
Ti je shtriga më e madhe n'botë – por unë prap vetëm ty të dua!

A je ende aq e bukur,
Pyes vehten për çdo ditë,
Retë në qiell më janë bërë ëndrra,
Të urdhëroj nga retë zbrit!

Biri yt thonë më ngjet mua,
Është kjo vetëm rastësi?
Eja t'ikim nga gjithë bota –
T'ikim ku s'na gjen njeri!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024