Teksti Origjinal

Ke selvitë e Namazjas e
Rreth e qark o ç’e kan hijeshu
O boni hise moj fukaras e
Kujto Zotin e fol me mu aman

O boni hise moj fukaras e
Kujto Zotin e fol me mu aman

Mora rrugat për Qafë Krrabë
Udhë e mbarë o djal i ri
O mos qëndro o ma shumë se ni javë
Unë pa ty djalo s’mund të rri aman

O mos qëndro o ma shumë se ni javë
Unë pa ty djalo s’mund të rri aman

Ftyra jote si rreze dielli
Jeretisë moj prej Perëndisë
O ku ta gjej unë nji bojë të zezë
T’i shkruj harfet o të bukurisë aman

O ku ta gjej unë nji bojë të zezë
T’i shkruj harfet o të bukurisë aman

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020