TEKSTI ORIGJINAL

S’paske pas’ nji pikë mëshire
qysh pësova un’ ksi soj
xhanëm aman
qysh pësova un ksi soj

S’pres prej teje
fat të mire-e
veç më fol
oh nji herë me gojë
xhanam aman

Pse m’ke mor
kaq mëri e
s’shkohet jeta me inat
xhanëm aman
s’shkohet jeta me inat

Fol me gojë
oh syni i zi
mos ke fryke
se bon mëkat
xhanëm aman

Paske pasë moj
zemrën hekur
qysh durove mori, xhan
xhanëm aman
qysh durove mori, xhan

Jam betu se nuk du tjetër
trandafile n’Elbasan
xhanëm aman
trandafile n’Elbasan

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024