Teksti Origjinal

Argjendi...
Lot pikojn te ngratat kroje
Ku i kam len te bukurat troje
Zogjt e malit per rreth Drinit
Po vajtojn nen deg te blinit

Flori...
Qajn plot mall o bab e nan
Ç'na kaloj e shkreta gjam
Per ata niper dhe ato mbesa
Plag zhuritur duke pritur

Shqipja...
Ju zogj shtegtar fluturoni
Te Drini I Zi pak qendroni
Shum te fala pershendetje
Me zu malli m'djag nje etje

Per oborret njato varre
Nga kjo gjam e rand shqiptare
Mall ne pritje zemrat ndar
Sy perlotur shpirt lot thar

Argjendi...
Neper bot veç po treten
Pak shqiptar me gjuhe mbeten
Valet e jetes i perplasin
Femit shqip s'po ju flasin

Flori...
I mjeri bab dhe qyqja nan
Naten rrojn veç me han
Iken djemt o nder gurbete
Fluturojn pertej mbi dete

Shqipja...
Ti dallendyshe bishteprer
Do shkosh atje ne pranver
Te Mali I That te liqeni
Drinin plak do ta gjeni

Rreshqet mberzitur permbi val
Ç'po na djeg i shkreti mall
Larg vendlindjes veç renkojm
Duke vdek SHQIPEN andrrojm

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021