TEKSTI ORIGJINAL

Qytetin tim, e lash në male erdha
Me hapin tim të leht
Me një mendim të qartë

Dhe fare thjesht, siç hymë në familje
Mes jush i çiltër erdha që rinin e bardhë
Dhe vrullin tonë, ta derdhim bashkë

Un jam i ri, në mosh në shpirt e në mendim
Këtu kam ardh
Mes njerzve t’dashur e të mirë
Dhe çdo shtëpi sot
Me ngrohtësi mua më pret
Në zemrat flak
Mes k’tyre njerzve un kam gjetë
Lumturin e vërtet

Tani këtu, më njeh çdo shpi e rrugë
Çdo çamarok i vogël mua më përsh’ndet
Dhe ata thon, se unë jam i tyre
Gjithmon fëmijt në zemër time do t’i kem
Gjithmon në zemër do t’i kem
Un jam i ri .. në mosh në shpirt e në mendim

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024