TEKSTI ORIGJINAL
Me flakë epopeja
Po shkrihej në Tiranë,
Një botë tek po lindte
Nga syri i pushkës pamë.
Një nuse në barrikadë
Vendos një djep fëmije
Shaminë hoq, të na lidhte
Plagët-rrënjë lirie.
Dhe turravrap mes predhash
I biri e kërkonte
Po nusja pozicionet
Me djepin tok i mbronte.
Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zemrën.
Refreni
Ne ishim komunistë,
Shokë të Enverit,
Partia na kaliti
Besnike në rrugën e nderit.
Në sulme të përgjakura
Me zjarr ku digjej nata
Si përmendore të ngrihej
Ky djep në barrikadë.
Nën palët e flamurit
Tiranës mbi bunkerë
Një nuse rend përpara
Me krahët hapur n'erë.