TEKSTI ORIGJINAL

Ti ndoshta se kujton
Ishte natë vjeshte
Unë e ti si dy flete
Dridheshim në erë

E yjet një nga një
Ndizeshin qiellit
Për të ngrohur ne
Duart zgjasnim lart

Bota e panjohur për ne
Dashuria mister
Nuk e dinim sa shumë
Se sa fort zemrat rrihnin sa fort

Jemi këtu të dy
Heshtim dhe kemi frikë
Si mundem unë ta gjej
Rrugën që të vi tek ti

Fjalët si labirint...
Rrugës drejt zemrës tënde
Si mundem unë të vi
Brenda tek ti në shpirt...

Era nuk depërton
Grilen e zemrës
Mbylle ti një moment
Një trishtim ma sjell

Bota e panjohur për ne
Dashuria mister
Nuk e njihja as unë
Nuk e dije as ti

Dhe nuk fliste askush
Veç degjonim se sa fort
zemra rrihnin
Sa fort...

Jemi këtu të dy
Heshtim dhe kemi frikë
Si mundem unë ta gjej
Rrugën që të vi tek ti

Fjalët si labirint...
Rrugës drejt zemrës tënde
Si mundem unë të vi brenda
Tek ti në shpirt...

Jemi këtu të dy
Heshtim dhe kemi frikë
Si mundem unë ta gjej
Rrugën që të vi tek ti

Fjalët labirint...
Rrugës drejt zemrës tënde
Si mundem unë të vi brenda
Tek ti në shpirt...

Ooooooo...heyyyyyy

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024