TEKSTI ORIGJINAL

Hjadeni o djemani
këngës tani merjani
kur këndon për Shqipërinë
fjalët nga shpirti të vijnë

Mallakaster djem me nure
me dyfek e me koburre
me dyfek e me koburre
historisë si la kusure

Mallakster rron me derte
trimërinë e mban për vete
si ke emrin je dhe vetë
kala për trimat me fletë

Labëri o vend i gurit
që kur s'të ulet flamuri
kur në hall është Shqipëria
e para del Labëria

Labëri moj hijerëndë
veç për pushkë edhe për këngë
kush ta rriti kaq shumë namin
Ismaili me Selamin

Myzeqe toke e bekuar
me Beratin e dëgjuar
Adrenicën me shënjtorë
Skenderbu vuri kurorë

Myzeqe e begatisë
je hambar i Shqiperise
për vete je me halle
për të tjerët zemërmadhe

Çamëria ballë kazani
ku lindi Çelo Mezani
e para për këngë e valle
zonjë e rëndë në mëhallë

Çameri do te vijë një ditë
me ty do të kthehem
fjalë e vjetër e ka thënë
njeriu ka veç një nënë

Kosova me Çamërinë
në krahë Shqipërisë i rrinë
që të dyja motra janë
Shqipërinë nënë e kanë

Çamë Labë e Kosovarë
janë të gjthë Shqiptarë
toskë dhe mallakstërjotë
lidhur me gjak e me lotë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024