TEKSTI ORIGJINAL

Rruga ime është e drejtë,
Në asgjë nuk të gjykoj
Kam vetëm një jetë të thjeshtë
Që s'të mjafton...

Unë nuk mundem më të ndjek
Erdhi koha të ndaloj
Ego jote është një ëndërr që s'mbaron

Do të jesh diku pa mu
E do ndihesh si unë bosh

Se për çdo ndjenjë që ti ke nuk mund ta fal
Të më lëndosh e të më thuash nuk kam fjalë
Do të mungoj por e di s'do më kerkosh
As lumturinë të lutem ti mos ma uro

Më mjafton botën ta shoh
Edhe pse çdo gjë se prek
Duke e ditur që këtë zemër s'do e shes

Por ti nuk mendon si unë
E pranoj që humba shumë
Të dhashë shpirtin edhe vetën
Në çdo kohë...

Do të jesh diku pa mu
E do ndihesh si unë bosh

Se për çdo ndjenjë që ti ke nuk mund ta fal
Të më lëndosh e të më thuash nuk kam fjalë
Do të mungoj por e di s'do më kerkosh
As lumturinë të lutem ti mos ma uro

Se për çdo ndjenjë që ti ke nuk mund ta fal
Të më lëndosh e të më thuash nuk kam fjalë
Do të mungoj por e di s'do më kerkosh
As lumturinë të lutem ti mos ma uro

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024