TEKSTI ORIGJINAL

O dajo të keqen o
E merre vallen shtruar o (2x)

E merre vallen mor shtruar o
E se marton o mor nipin o (2x)

E me lezet edhe shtruar o
E se gëzon o për nipin o (2x)

E o dajo të keqen o
E leja radhën hallës o (2x)

E o hallo të keqen o
E merre vallen shtruar o (2x)

E merre vallen shtruar o
E se marton moj nipin o (2x)

O hallo të keqen o
E leja radhën xhajës o (2x)

-------

Hodha një lule në ferrë
E jasaman moj lule verdhë (2x)

E jasaman jasaman
Jasaman moj lule verdhë (2x)

Epo hodha pak e mbuloj dhenë
Jasaman moj lule verdhë
Mbuloi gjithë baçenë
Jasaman moj lule verdhë

E jasaman jasaman
Jasaman moj lule verdhe (2x)

------

E do vemi në kasaba moj manare (2x)

Do gjejmë shtëpi me qira, moj manare (2x)

Jashtë e brenda me bojë, moj manare (2x)

Epo lum nëneja që më ka, moj manare (2x)


------
Moj raki moj raki
Nga ku na ke dalë ti (2x)

E unë kam dalë nga kazani
E pije dajo kapedani (2x)

Moj raki moj raki
Nga ku na ke dalë ti (2x)

E unë kam dalë nga kazani
E pije dajo kapedani (2x)

------

Dola moj dola
Dola moj në Muzinë (2x)

Pashë moj pashë
Pashë moj Lunxhërinë?

Fshatra radhë radhë
Ç'bukuri që kanë (2x)
------

Epo unë ku do vete
Lule moj lule (2x)

Epo largë në kurbete
Lule moj lule (2x)

Epo dy dite çdo të pije
Lule moj lule (2x)

Epo një degë lajthie
Lule moj lule (2x)

Epo mbyllur në kutie
Lule moj lule (2x)

------

U ulën burrat në gjunjë
Merre ti e ia pres unë
Këmbëkryq përmbi Selishtë
Marrin këngën toskërisht

Këmbëkryq përmbi Selishtë
Marrin këngën toskërisht

Dy fjalë thoshte kapedani
Ja sheshi ja Mejdani (2x)

Kapedan na merr një valle
Sa të tunden këto male
Për dy burra don vatani
Fjalë pak si kapedani

Për dy burra don vatani
Fjalë pak si kapedani

Dy fjalë thoshte kapedani
Ja sheshi ja mejdani (2x)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024