TEKSTI ORIGJINAL

Dhe kur të kujtosh shtëpinë e vjetër
miqtë e humbur
dhe miqtë e vdekur,
kur të kujtosh pyjet e gjelbër
dhe rrugët, rrugicat e fëminisë,
ndërmend do më sjellësh dhe mua
të huaj, të huaj, të huaj,
si një statujë që i theve krahun
egërsisht duke e përqafuar!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024