TEKSTI ORIGJINAL

Qerpiku i diellit pa dalë
dallëndyshet pale pale
vashës i thonë ca fjalë
pik’e lotit lag fustanë.

T’erdh karta për nizam
dridhet buza hanë cigarë
në u kthefsha dot i gjallë
dil më prit te gur i bardhë.

Kaluan kaqë beharë
mbeta me kokën mënjanë
kur u poqëm s’di ç’ka ngjarë
vesa lag e ne prapë të tharë.

Kur të dy hipën mbi kalë
shkundën lule zogjtë mbi dardhë
mjegulla mbuloi dynjanë
bilbilat ndezën sabanë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024