TEKSTI ORIGJINAL
Jurgeni:
Kur të shoh atje te dera,
ikën dimri, vjen pranvera.
Qëne moj m'i more mëndtë,
kur kaloje rëndë-rëndë
Mariola:
O trëndafili me fletë,
po s'më more, do vij vetë.
Hop këtu e hop atje.
Nuk të zuri këmba dhe.
REF. x2:
Do të marr ta kam bërë benë,
tani që ta di folenë.
Aman moj zemra m'u tret.
Ishallah të kam kismet
Jurgeni:
Pashë një e pashë dy,
e ndava mëndjen me ty.
Të kam thënë edhe më parë;
ja të marr, ja rri beqarë.
Mariola:
Më prit o djalo, më prit,
ti o ylli që bën dritë.
Ma thotë zemra edhe syt';
unë jam veç kismeti yt.
REF. x2:
Do të marr ta kam bërë benë,
tani që ta di folenë.
Aman moj zemra m'u tret.
Ishallah të kam kismet
Jurgeni:
Dale moj të marrtë lumi.
Për ty s'po më zë as gjumi.
Dale të të them dy fjalë,
se jam djalë e goxha djalë.
Mariola:
Të kam shpirt e të kam xhan,
të kam ilaç për derman'.
Do ta jap dhe me të shkruar,
veç ty jam dashuruar.
REF. x2:
Do të marr ta kam bërë benë,
tani që ta di folenë.
Aman moj zemra m'u tret.
Ishallah të kam kismet
x2:
Amani more amani,
seç m'u përvëlua xhani.
Do të marr ta kam bërë benë,
tani që ta di folenë.