TEKSTI ORIGJINAL

Këtë këng që e kam nis
veç për ty du me këndu
Je ma e mira e Shqiptaris
Këngën ty ta kam kushtu

Syt' e tu përplot magji
më e bukra më je ti
dhe krejt botën me ma fal
nuk te ndrroj o sa t'jam gjall

Refreni:
Je si lule, lule bore
Moj e heshme cauc Tetove

E ta kam ble unazën haj në Gostivare
Bashk ta lidhim besën o Moj Tetovare
Zemrën ty ta fala, me ty kam lidh besën
O moj Tetovare, nuse kam me t'marre

Këtë këng që e këndoj
vetëm ty po ta kushtoj
Mali Sharr ta dha freskin
e Pollogu bukurin

Syt' e tu përplot magji
më e bukra më je ti
dhe krejt botën me ma fal
nuk te ndrroj o sa t'jam gjall

Refreni:
Je si lule, lule bore
Moj e heshme cauc Tetove

E ta kam ble gjerdanin, hajde në Prizrene
O Moj Tetovare, moj lule pranvere
Zemrën ty ta fala, me ty kam lidh besën
O moj Tetovare, nuse kam me t'marre

Je si lule, lule bore
Moj e heshme cauc Tetove
Zemrën ty ta fala, me ty kam lidh besën
O moj Tetovare, nuse kam me t'marre (2x)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024