TEKSTI ORIGJINAL

Malli për nanën

Ka kaluar plot një jetë
Kur një za më knojke lehtë
Nina-nana mu bëfsh mbretneshë
Sot ai za me rrin ne vesh...

M'ka marrë malli, nanë, për fëmijërinë
Kur më mbjelle n'shpirtë dashurinë
E me t'puthë ballin e sytë, me të thanë të du
N'prehnin tan unë me e vu kryet e me pushue.

E m'ka ardhë një kohë e randë
nuk e kam me prehnin tan
e n'zemrën time mbetesh nanë, ti mbetesh nanë
si fllad e zjarr në shpirt të mbaj vetëm ty nanë.

Ikën vitet nji nga nji
bashkë me to, nanë, ike dhe ti
veç kujtimet më kanë mbetë
edhe koha s'mund me i tretë

Sa herë loti më vjen në sy
veç në ëndërr, nanë, çmallem me ty
në parajsë shpirti t'pushon, të pushon
por, n'këtë botë ti më mungon, më mungon.

Kur t'më vij mosha e randë
m'thojshe fëmij prap kam me të thanë
se dritë e shpirtit mbetesh nanë, ti mbetesh nanë
Se n'loçkë të zemrës unë të mbaj, vetëm ty nanë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024