TEKSTI ORIGJINAL

Shkurta...
Po bjen defi kajde kajde
Po i thot çikes hajde hajde
Nusja jon qe erdhe mram
Qenke e mir si na kan than

Sebashku...
Qenke e mir si na kan than

Shyhreti...
Po bje defi vale vale
Sylarushe ku m'je dale
Hajde hajde moj drenush
Se po t'shohin mal e fush

Sebashku...
O se po t'shohin mal e fush

Remzia...
Po bjen defi iken flutrat
Eja çik ner çika te bukura
S'kam si vij me ka hup shamija
Ma kan fsheh shoqet e mija

Sebashku...
Ma kan fsheh shoqet e mija

Motrat Mustafa...
Neper valle zbardhi dita
Tuj knu kangen pika pika
Pika pika e bardh si bor
Per krejt dasmat ne Kosov

Sebashku...
Per krejt dasmat ne Kosov

...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024