TEKSTI ORIGJINAL

Ref...
Kah nxjen dielli e ndrit hana
Dy Kosova i ka nana
Kosov jash e Kosov mrena
Njisoj t'dyjat i don zemra

Nje Kosove jasht e mergueme
Nje Kosov n'vend e bekueme
N'koh te re si ne te vjetren
Nuk rrin kurr njona pa tjetren

Kjo Kosova e mergueme
Nuk la kurr Kosov t'cungueme
Kur ja nisi me kris pushka
Kaloj male kaloj fusha

Me krah te vet i pruni armet
Drit te mendjes abetaret
Pjes e luftes e liris
Drit e nalt e dashunis

Ref...
Kah nxjen dielli e ndrit hana
Dy Kosova i ka nana
Kosov jash e Kosov mrena
Njisoj t'dyjat i don zemra

Pa at pjes qe ka mergue
Kurr Kosova s'kish lulzue
Ajo ndezi zjarr ne votra
Ajo shtroi buk ne sofra

Njiher ne vit vjen me pushue
Me u ç'mall e me u gezue
Ndaj Kosov ti veç pak dit
Pjesen tjeter mir me prit

Sa ka qielli shi e bor
Nana ime moj Kosov
Mall ne zemer mall ne sy
Mergimtari ka per ty

Ref...x3
Kah nxjen dielli e ndrit hana
Dy Kosova i ka nana
Kosov jash e Kosove mrenda
Njisoj t'dyjat mi don zemra

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024