TEKSTI ORIGJINAL

Moj Hatixhe moj shami te kuqe
N'Elbasan mori do t'shkojsh nuse

N'Elbasan mori do t'shkojsh nuse
T'i ngjyn dada moj flokt e kuqe

T'i ngjyn dada moj flokt e kuqe

Flokt e kuqe t'i shitoft zana
A s't'u dhimten o baba e nana

A s't'u dhimten o baba e nana

Baba nana edhe vllaznia
Ah ma fort e shkreta çikania

Po ma fort e shkreta çikania

O ma fort e shkreta çikania
Shkon te burri moj t'rrok pleqnia

Shkon te burri moj t'rrok pleqnia

Shkon te burri moj t'rrok pleqnia
Per kanaci o t'rrokin fmia

Per kanaci o t'rrokin fmia

Per kanaci o t'rrokin fmia
Lypin buken o argatia

Lypin buken o argatia

Argatia moj gjinja huj e
Lypin buken o lypin uj e

Lypin buken o lypin uj e

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024